Ndërhyrja e Forcave Speciale në Kuvend/ Metaliaj: Thirrje për përgjegjësi dhe ndjesë publike nga Garda

Ndërhyrja e Forcave Speciale në Kuvend/ Metaliaj: Thirrje për

Deputetja e PD, Lindita Metaliaj iu drejtua Drejtuesit të Gardës së Republikës së Shqipërisë gjatë seancës në Komisionin për Sigurinë Kombëtare të zhvilluar ditën e sotme. Metaliaj trajtoi një sërë akuzash për shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve nga Garda dhe Policia e Shtetit në trajtimin e deputetëve të opozitës, përfshirë ndërhyrjet e dhunshme dhe pengesat në ushtrimin e mandatit parlamentar.

Deputetja Metaliaj theksoi zbatimin e urdhrave të dyshimtë të drejtuesve të Kuvendit, të cilët çojnë në kufizimin e padrejtë të të drejtave të deputetëve dhe shton se këto veprime përbëjnë një grusht shteti.

Metaliaj kërkoi shpjegime nga Drejtuesi i Gardës mbi arsyet dhe legjitimitetin e ndërhyrjes së Forcave Speciale në ambientet e Kuvendit, duke e cilësuar këtë veprim si antikushtetues. Sipas deputetes, ky veprim i policisë dhe qëndrimi i Gardës kanë shkelur integritetin dhe funksionin e deputeti, ku kërkoi edhe një ndjesë publike nga Garda për dhunën e ushtruar ndaj deputetëve, veçanërisht ndaj grave deputete.

Reagimi i plotë i deputetes së PD, Lindita Metaliaj në Komisionin për Sigurinë Kombëtare:

Z.Drejtues i Gardës, institucioni që ju përfaqësoni bashkë me stafin tuaj jeni mandatuar për të mbrojtur jetën e zyrtarëve të lartë shtetëror. Si ka mundësi që, ju dhe institucioni juaj në shkelje të Kushtetutës, në shkelje të ligjit të Republikës së Shqipërisë lejoni që të dhunohen ddeputetët e opozitës.

Si ka mundësi që, ju zbatoni urdhra antikushtetues, pa ligj të zonjës 5 milionë euro, të drejtueses së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, e cila urdhëron që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë të rrethohet me hekura.

E cila urdhëron që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, të gjitha hyrjet dhe daljet të rrethohen nga Garda e Republikës për të mos lejuar deputetët e PD për t’u futur në parlament për të ushtruar mandatin për të cilin i kanë mandatuar qytetarët shqiptarë.

Ju jeni aty për të na mbrojtur dhe për të garantuar jetën dhe shëndetin e deputetëve. Nuk jeni aty për t’u lidhur krah për krahë, për të mos lejuar që ne të ushtrojmë funksionin e deputetit brenda ambientit, Kuvendi i Shqipërisë.

Keni ushtruar dhunë ndaj zonjave deputete brenda seancave plenare por edhe në ambientet e jashtme. Dhe këtë e vërtetoi më së miri dje edhe vendimi i Gjykatës Administrative Tiranë, e cila u shpreh qartë mbi paligjshmërinë, antikushtetueshmërinë e vendimit të 46 deputetëve të opozitës nga punimet e Kuvendit.

Si ka mundësi që, ju zbatuat një vendim antikushtetues, që këtë e shpreh qartë Gjykata Administrative të zonjës 5 milionë euro të Kuvendit të Shqipërisë, për të mos lejuar deputetët e opozitës të futen brenda në seanca.

Ne kemi ardhur çdo të enjte për t’u futur në seancë, sepse e dinim shumë mirë që vendimi ishte i paligjshëm, që vendimi ishte antikushtetues, por ju me forcën tuaj nuk na keni lejuar që ne të futemi brenda.

Është totalisht e patolerueshme dhe e papranueshme sjellja që ju bëtë dhe urdhëruar të gjithë stafin e gardës për të ushtruar ndaj deputetëve. Unë shpresoj shumë që ju të keni një ndjesë publike ndaj deputetëve të opozitës për dhunën që ushtruat, për forcën që treguat, dhe nuk e bëtë të njëjtën forcë, të njëjtën dhunë ndaj Forcave Speciale të Policisë së Shtetit, të cilët më 17 tetor guxuan, duke shkelur Kushtetutën, duke shkelur ligjet e vendit, duke kërcënuar dhe kompetencat tuaja, sepse ato u futën në ambientet dhe territorin e Kuvendit të Shqipërisë.

Ishin të armator gjer në dhëmbë, me skafandra, me mburoja, të armatosur, tentuan t’i nxirrnin edhe armët deputetëve të PD, ndërkohë që ishit ju aty për të ushtruar funksionet tuaja, sepse është territori juaj, dhe ju jeni aty për të na mbrojtur. Si ka mundësi që ju e lejuat? Kush e urdhëroi që Forcat Speciale të futen në ambientet e  Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Sepse ju e patë shumë mirë, ne ishim të paarmatosur, ne ishim me duar në xhepa, ishim aty për të ushtruar detyrën tonë të deputetit dhe ndërkohë gjetëm veten të rrethuar nga Forcat Speciale.

Ku jeni me hetimin që po kryeni? Sepse nga ana tjetër në dijeninë time, edhe ne si grup parlamentar kemi dërguar kallëzim penal ndaj dhunës dhe shkeljes së kompetencave që Garda e Republikës ka kryer ndaj deputetëve brenda dhe jashtë seancave.

Dhe, në këndvështrimin tim ky është një grusht i pastër shteti që Forcat Speciale, Policia e Shtetit të futet brenda ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë është një turp i madh, është një puç kushtetues që i bëhet figurës së deputetit, zyrtarit të lartë por edhe figurës suaj si drejtues i Gardës.

Kështu që, më e pakta është që të na tregoni në ç’fazë janë hetimet? Na tregoni, nëse edhe ju e mendoni që, po Policia e Shtetit, Forcat Speciale nuk duhet të futeshin dhe që kush urdhëroi që ato të futeshin ishte antikushtetuese dhe joligjore.

Dhe më e pakta që mund të bëni, të na kërkoni ndjesë ne zonjave që të përballemi me burr atje, me 3-4 rreshta me nga dy metra që na shtyjnë, na dhunojnë, duke ushtruar forcë ndaj nesh është totalisht e papranueshme.

Ndaj, më e pakta ndjesë publike, sepse e meritojmë. Ne nuk jemi aty për të ushtruar dhunë, as ndaj jush, as ndaj askujt tjetër dhe nuk pranojmë që askush tjetër të ushtrojë dhunë ndaj nesh.

Ju faleminderit!

EMISIONET