Ndarja e PD-së/ Sefa: Nuk jemi ndarë për vulën, por për ''non gratën'' dhe vizionet e ndryshme për vendin

Sekretari ligjor i Bashës, Indrit Sefa i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se PD nuk u nda për vulën por për ‘’non gratën’’ duke iu referuar Berishës si dhe vizioneve të ndryshme për të ardhmen e vendit.

Sefa: Unë e kam thënë gjithnjë që bashkimet mekanike nuk janë frytdhënëse dhe këtë e kam bindje.

Bashkimet ose janë në bazën e ideve dhe të vizioneve të ngjashme për të cilat mendojmë njësoj ose nuk kanë vlerë pse të bëhen.

Bashkimet mekanike janë ato trenat e mëdhenjë, koalicionet me shumë vagona.

Sistemit zgjedhor nuk i hyn në punë.

Sot duhen koalicione dhe bashkime të cilat janë për ide dhe vizione të ngjashme.

Ne nuk jemi ndarë për vulën dhe as për flamurin dhe as për simbolet.

Ne jemi ndarë për ‘’non gratën’’ dhe për vizione të ndryshme se si e shohin Shqipërinë, se si e shohim të ardhmen e vendit, kjo ka qenë ndarja.

EMISIONET