Muçollari: Do jemi këtu deri sa Erion Veliaj të përfundojë pas hekurave për krimet që ka bërë

Opozita e bashkuar me në krye Partinë Demokratike dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë zhvilluar protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës, ku kërkojnë dorëheqjen dhe arrestimin e kreut të saj, Erion Veliaj, të cilin e akuzojnë si të përfshirë në aferën ''5D'' si dhe tek inceneratori i kryeqytetit.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, në fjalën e tij tha: “Janë 41 javë që të gjithë ju keni vendosur të jeni përballë me korrupsionin dhe me krimet e këtij njeriu në krye të kësaj godine. Jo më kot ne sot vendosëm këtë skenë përballë kësaj godine, me njerëzit në krah, për të dhënë mesazhin e qartë që këtu do të na ketë deri në zbatimin e drejtësisë.

Deri kur ky njeri përgjegjës për shumë krime, përgjegjës se ka futur dorën në xhepin e taksapaguesve shqiptarë në mënyrën më të keqe të mundshme. Ka vjedhur paratë e këtij qyteti për të pasuruar veten dhe shpurën e tij.

Ne kemi përgjegjësi si opozitarë të jemi këtu. Nuk ka ndodhur kurrë që në kohën e Zyber Hallullit, kryebashkiakut të parë pas shpalljes së Pavarësisë, të njohë një qytetar të parë, një kryebashkiak të akuzuar për katër vepra penale, të vazhdojë të qëndrojë në këtë godinë dhe të ushtrojë detyrën të firmosë shkresa, për të kënaqur orekset e tij politike.

Moral politik nuk presim nga ky njeri apo nga kjo maxhorancë. Pse drejtësia nuk e dërgon pas hekurave. Ne do të jemi këtu deri sa kjo çështje të përfundojë. Është detyrë morale e të gjithëve, me qëndresën tonë, ne do t’ia dalim”.

NDIQNI LIVE PROTESTEN TE BASHKIA E TIRANES

EMISIONET