Mosbindja civile, Ramaj: Opozita nuk ka rrugë tjetër, mazhoranca me mënyrën si po vepron na çon në diktaturë
Avokati, Redi Ramaj ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për zhvillimet e fundit në Kuvend dhe për mosbindjen civile të opozitës.
Ramaj u shpreh se opozita nuk ka rrugë tjetër vec mosbindjes civile dhe se mënyra si po vepron mazhoranca na con në diktaturë.
‘’Mendoj se nuk ka rrugë tjetër përvec kësaj zgjidhjeje për arsye se pushteti ekzekutiv është tërësisht i hequr ose i ndaluar.
Mazhoranca ka kaluar një buxhet për 5 minuta që nuk është normale dhe ka marrë edhe hapësirën e mediave të huaja ky fakt.
Mazhoranca tentoi të kontrollojë edhe kryetarin e grupit të opozitës.
E gjithë kjo mënyrë si po vepron mazhoranca na con në diktaturë’’, tha ndër të tjera Ramaj.