"Mos fol se…" Berisha sulmon Ramën dhe ambasadoren e SHBA: Kim për opozitën është McGonigal me fustan

Kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë për media akuzoi ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim se ishte për opozitën një McGonigal me fustan.

“Një kriminel si ky është vështirë që ta imagjinosh në politikë. Rama kishte në qoftë se për arsye të sigurisë kombëtare ai do të duhet të bënte një transparencë për paratë e përdorura nga Basha, kishte rrugë ligjore kushtetuese, që ishte prokuroria shqiptare dhe DASH, apo FBI.

Shqipëria ka marrëveshje ekstradimi me SHBA-të. Hetimi mund të behej i plotë. Ai nuk ishte këtu, kishte një qëllim tjetër, të merrte peng siç e mori ish-kryetarin e PD për rrjedhojë PD-në.

Tre persona kanë heshtur deri më sot me kodin e heshtjes, ky është Edi Rama. Siç e dini beri vetëm sqarimin se pasi një herë u përpoq ta injoronte, filloj të flasë për kazanë e Big Brother, sqarimi i vetëm është se e ka pasur në anglisht dhe jo në shqip; e kam mik dhe do e kem McGonigal pavarësisht se ça bën drejtësia atje. Në kod ishte; mos fol se nuk do të flas.

Pastaj ishte një lehtësi, Nuk foli Lulzim Basha, dhe kur foli, foli me kod. Se përmendi dot as emrin e Ramës, pengmarrësit dhe as të Mcgonigal. Shikoni se çfarë luhet në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Nuk foli guvernatorja Kim e cila në raport me opozitën është një Mcgonigal me fustan,” tha Berisha.

EMISIONET