''Metamorfoza'', Basha: Operacioni u dekonspirua, SPAK është në shërbim të Ramës
Partia e Lirisë ka cilësuar show propagandistik operacioni Metamorfoza të zhvilluar nga ana e SPAK.
Në një deklaratë për mediat, Sekretari për Sigurinë Publike në Partinë e Lirisë, Faik Basha deklaroi se operacioni u dekonspirua nga SPAK i cili është në shërbim të Edi Ramës.
‘’15 urdhër arreste por asnjë i arrestuar.
Ky operacion u dekonspirua nga vetë SPAK që është vënë në shërbim të Edi Ramës.
Prej javësh në Lezhë dihej se do arrestohej ish deputeti, Arben Ndoka prandaj edhe ai u arratis.
Nxjerrja e 50 urdhër arresteve për 7 grupe kriminale në vend ku asnjë prej tyre nuk arrestohet do ta kthejë Shëipërinë në një arenë lufte dhe atentatesh’’, tha ndër të tjera Basha.