Meta mesazh Ramës: Jemi popull shqiponjash, do ta mësosh shumë mirë dhe shumë shpejt
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i bëri thirrje popullit shqiptar se duhet të organizohet për të larguar nga pushteti kryeministrin Rama, të cilit ju referua si një kriminel i marrë peng nga grupet kriminale më të rrezikshme në Europë dhe botë.
Referuar sulmit të sotëm në protestë ndaj kreut të PD-së Berisha, Meta i kujtoi kryeministrit se shqiptarët janë popull shqiponjash dhe ai do ta mësojë këtë shumë mirë dhe shumë shpejt.
Ilir Meta: U bëjmë të qartë të gjithë qytetarëve të Shqipërisë se përpara dhe përballë kemi një skizofren i cili jep urdhra mbi ligjet, i cili ka thyer çdo kod moral në Republikën e Shqipërisë. Për ne, të gjithë opozitarët dhe shqiptarët me karakter patriot që e duan këtë vend të mos ushqejnë asnjë iluzion, duhet të përgatitemi dhe organizohemi për ti treguar vendin këtij krimineli të marrë peng nga grupet kriminale më të rrezikshme në kontinent dhe botë që kërkon të zhbëjë Shqipërinë, shqiptarët dhe ti përzërë ata. Ne jemi popull shqiponjash dhe këtë ai të jetë i sigurt se do ta mësojë shumë mirë dhe shumë shpejt.