Meta merr varenë kundër TEC-it në Roskovec: Rrëmbeni armët, mua me kallash më keni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2024, 09:38
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka shkuar sot në Roskovec ku ka zhviluar takim me banorët.
Ai është shprehur kundër ndërtimit të TEC-it, të cilin e ka quajtur njëlloj si inceneratorët.
“Edhe armët duhen marrë.
Mua këtu më keni me kallash në dorë.
Nuk më dridhet dora fare.
Mobilizoni edhe njerëzit që keni jashtë.
Vetëm huri i ndan punët me këta”, tha ai.