Meta: Beleri u ndalua që të zgjidhej kryetar i Himarës, në të gjitha aktet e mia si president gjithçka ka qenë perfekte
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte i ftuar në emisonin "Ora e Betit" në Ora News ku foli për aktualitetin politik në vend si dhe për ngjarjet në Kosovë. Meta tha se Beleri u ndalua që të zgjidhej kryetar i Himares, ndërsa për Ramën theksoi se ai nuk ka interes për zgjedhje të lira.
"Në Shqipëri nuk lejohet betimi i Belerit. U ndalua që të mos zgjidhej kryetar i Himarës. Asnjëherë nuk ka vepruar drejtësia para zgjedhjeve. Kjo tregon se është një drejtësi e drejtuar nga Edi Rama.
Si mund të ketë interes Rama për zgjedhje të lira e reformë zgjedhore? Nuk e përjashtoj një ide dhe fiksim për republikë presidenciale. Këtu cdo gjë bëhet për ta hequr vëmendjen nga aferat e qeverisë. Në të gjtha aktet e mia si president gjithçka ka qenë perfekte", tha Meta.