Me muzikë e tre*dhje te Siguria/ Opozita kërkon sqarime për policinë në parlament dhe blutë me “Sky”
Komisioni i Sigurisë u përfshi nga debate dhe replika ku nuk munguan as leksionet e mirësjelljes apo censura. Shkak u bë kërkesa drejtuar kreut të AMP-së për ndërhyrjen e policisë në oborrin e kuvendit, apo dhe blutë që mbanin aplikacionin sky për të folur me grupet kriminale
Prezenca e kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në komisionin e sigurisë u shfrytëzua nga opozita për të kërkuar sqarime mbi një sërë çështjes që ata i cilësuan skandale. Ndryshe nga disa javë më parë në mes mazhorancës dhe opozitës u shënuan përballje, por duke shmangur incidente
Për mazhorancën çështjet shkonin përtej arsyes së mbledhjes së përcaktuar për buxhetin çka u mbështet nga kreu I amp
Reagimi i kryetarit të komisionit Nasip Naço u pasua me replika mes tij dhe Flamur Nokës, ndërsa nuk mungoi shigjetimi i partisë së krijuar prej Lulzim Bashës.
Pavarësisht kësaj palët ranë dakord që pikat e shtruara të diskutohen në një tjetër seancë
Ndërsa raportimi i kreut të SHISH-it mbi buxhetin për shkak dhe të rëndësisë u dakordësua për t’u mbajtur me dyer të mbyllura.