Me këngën e Unikkatilit në sfond, Basha i përgjigjet Ramës: Tre herë i le socialistët me gisht në gojë
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha i është përgjigjur sërish kryeministrit Rama, pas një vizitë të këtij të fundit në Sarandë ku bëri batuta me një qytetar që i tha se kishte ndërruar parti vetëm për PS.
Basha i përgjigjet sërish Ramës, duke udhëtuar në makinë, ndërsa i kujton edhe socialistët e arrestuar.
“O Rame e mban mend atë filmin je pak pusht ti Fotaq! Si u the atyre që takove sot në Vlorë.
Ec se herën e parë duket pak e vështirë, menjëherë s’bëhesh, po me dy herë, po me tre herë me Rame siç ia bëre socialistëve, tre herë dhe i le më gisht në gojë.
Tani do merresh me demokratët.
Ku i ke shokët Rame, 7x7 = 313”, shkruan Basha.