"Mc Gonigal", Meta: Hetimi nga SHBA i rëndësishëm, Kuvendi dha shfaqje të turpshme dje me dirigjimin e Ramës

Kreu i PL Ilir Meta deklaroi sot se hetimi i cështjes McGonigal është i rëndësishëm, ndërsa përfshirja e Edi Ramës në të është një aferë skandaloze korrupsioni.

“Jam i bindur se të gjithë jeni shokuar dje me shfaqjen tepër të shëmtuar të Kuvendit dhe drejtuesve të tij, në dirigjimin e Edi Ramës, i kapur në flagrancë në një komplot të qartë kundër demokracisë, pluralizmit politik dhe rendit kushtetues në vend, duke përdorur, manipuluar, joshur dhe korruptuar zyrtarë të latë të vendeve partnere.

Çdo përpjekje e Ramës për t’iu shmangur të vërtetës përfshirë dhe hetimin Parlamentar, për këtë aferë skandaloze korrupsioni që ka pushtuar lajmet kryesore të mediave në SHBA, Britani dhe gjithë Evropës.

Është një konfirmim i fajësisë së tij dhe tentativë e dëshpëruar si skuth llogaridhënies së pashmangshme. Asnjë shqiptar nuk do të pranojë kurrë të ketë një kryeministër, zyra e të cilit është e inkriminuar deri në grykë me veprimtari të paligjshme në dëm të interesave më të larta të shqiptarëve," tha Meta.

EMISIONET