Mbledhja e opozitës, Salianji: Demokratët duan bashkim!

Mbledhja e opozitës, Salianji: Demokratët duan bashkim!

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur mbi ndryshimin e ri brenda opozitës, pas mbledhjes së grupit për herë të parë në selinë qendrore të PD ku njoftoi bashkimin.

“Demokratët e kanë dhënë verdiktin, duan bashkim! Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë e cila pa bashkim është e dobët. Bashkimi është hapi i parë për çdo transformim e zmadhim të opozitës! Tashmë detyra jonë është të forcojmë verdiktin e demokratëve dhe nevojë e shqiptarëve.

Këtë detyrë po bëjmë sot, asgjë më shumë. Vendimet e mëtejshme nuk janë vetëm rezistenca por veprimi me gjithë fuqinë tonë ndaj rrezikut serioz që i kanoset vendit nga korrupsioni dhe sundimi i Ramës!”-shkruan Salianji.

Mbledhja e opozitës, Salianji: Demokratët duan bashkim!

Ndersa Flamur Noka pubikoi dhe pamje nga mbledhja e Grupit Parlamentar në selinë e PD.

"Organizim i madh me strukturat e qyteteve. Të gjithë jemi çdo ditë në terren për të masivizuar thirrjet për protestë më #20shkurt. Të gjithë grup kundër regjimit të Ramës", deklaron Flamur Noka.

EMISIONET