Manja-opozitës: Opinioni i Venecias na dha të drejtë ne e jo ju, jeni në efektet e listave

Manja-opozitës: Opinioni i Venecias na dha të drejtë ne e jo ju,

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në fjalën e tij sot në Kuvend, duke iu përgjigjur deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha se opozitën nuk e ndihmon retorika politike lidhur me opinionin e Venecias, pasi i dha të drejtë mazhorancës.

Manja tha se deputetët e opozitës janë në efektet e listave të deputetëve në garë për zgjedhjet parlamentare.

“Flamur, kam që në orën 10 që nuk kam lëvizur dhe nuk kam ndërmend të lëviz deri në mbarim të seancës. Jam i bindur se me atë fjalor asnjë kuksian nuk është krenar. Dibran, jo e jo. Ky lloj fjalori dhe një tjetër nuk na ka hije asnjërit. Bëjmë politikë, pa diskutim, nuk kemi të njëjtat qëndrime, por të gjitha këto që diskutohen, retorika politike, balta që hidhet për të gjitha temat, sigurisht jeni të ftuar në 11 maj për të na gjykuar. Fundi i këtij debati është 11 maji, janë ata që do votojnë alternativat tona. Se kë do votojnë shqiptarët, t’i lëmë të vendosin.

Ju jeni në efektet e listave të deputetëve në garë për 11 maj. Nuk ju ndihmon retorika për sapun, as djathë. Asnjëherë nuk kemi qenë dakord për Komisionin e Venecias. Për opinionin e Venecias ju do kishit dalë të na thonit, po i dha të drejtë mazhorancës. Na dha të drejtë ne, jo ju”, tha Manja.

EMISIONET