Mandati i Xhaçkës/ Ramaj: Kuvendi dhe deputetët nuk mund të diskutojnë vendimet e Kushtetueses
Në “Drejt” nga Luan Rama, Redi Ramaj avokat duke folur për rastin e mandati të Olta Xhaçkës tha se Kuvendi nuk diskuton vendimet e gjykatës, sidomos asaj Kushtetuese.
Ramaj: Një deputet duhet të vendosë sipas Gjykatës kushtetuese sepse kemi vendosur që kjo gjykatë të jetë mbi të gjitha normat. Kuvendi nuk diskuton vendimet e gjykatës, sidomos asaj kushtetuese që bën kontrollin e ligjeve me kushtetutën dhe kontrollon e institucioneve në se ka konflikte.
I gjithë ky tagër i madh që i është dhënë kushtetutës duhet të respektohet edhe nga deputetët. Ka një vendim për Xhaçkën nga kushtetuesja që e detyron kuvendin që ta sjellë në kushtetuese. Ka bërë një procedurë të pavlefshme të parlamentit.