Mandati i Xhaçkës/ Kuko: Ne si PS do të pranojmë çdo vendim që do të marrë Komisioni i Venecias
Në “Drejt” nga Luan Rama Mirela Kuko sekretare për marrëdhëniet me jashtë në PS tha se partia e saj do të pranojë çdo vendim që do të ndërmarrë Komisioni i Venecias për Xhaçkën.
Kuko: Sot patëm një prononcim të Peleshit, por më duket ta vendos këtë vizë distancimi, sepse ky nuk është probleme politik, por kërkon një arbitër siç është Komisioni i Venecias, pasi kemi një kërkesë të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk mund ta vendosë Kuvendi pasi vendosemi përballë vullnetit të deputetit.
A do të duhet të kushtëzohet vullneti i një deputeti të lirë nga një organ tjetër? Ne nuk kemi një çështje dhe precedent të tillë, dhe për këtë arsye na duhet një arbitër për një opinion dhe për çdo lloj opinioni që do të japë Venecias do ta pranojmë.