Malltezi: Konventa e Bernës shpreh keqardhjen që rekomandimet e saj u injoruan, Rama vë në plan të parë xhepin dhe trastën në vend të mjedisit

Jamarbër Malltezi: Ditët e fundit Konventa e Bernës shprehu keqardhjen e fortë dhe shqetësimin e thellë që rekomandimet e saj u injoruan nga qeveria shqiptare dhe vijoi punimet, duke shkatërruar zonën e mbrojtur të Nartës për qëllimet e interesave të xhepit të Edi Ramës dhe oligarkëve pranë tij.

Për fat të keq, pa analizë alternativash, pa diskutime për vendndodhjen, duke rrezikuar përmbytje, duke rrezikuar shkatërrime habitati, duke rrezikuar rënie të numrit të popullatave, si dhe rrezik të trafikut ajror ndaj shpendëve migratorë, Edi Rama vendosi vullnetin e tij, bazuar në xhepin e tij dhe mbi asnjë arsye shkencore, apo mjedisore.

Për këto arsye, ambientalistët e shprehin zhgënjimin e tyre të thellë që, Edi Rama vuri në plan të parë xhepin dhe trastën në vend të mjedisit. Çfarë ndodhi, nëse para një viti apo dy vitesh, Edi Rama shpalli Vjosën park kombëtar? Ai nuk përfshiu deltën e Vjosës, gjë e cila në çdo lum është pjesa më e rëndësishme biologjike e lumit. Ai shpërfilli dhe ndryshoi ligjin e Zonave të Mbrojtura, ndryshoi hartën e Zonave të Mbrojtura, pikërisht për interesa të xhepit të tij.

Për pasojë, e futi Shqipërinë në probleme të mëdha ligjore, duke mos respektuar Konventat Ndërkombëtare në të cilat Shqipëria bën pjesë. Bëj thirrje të gjithë ambientalistëve, të gjithë popullatës së Vjosës për qëndresë ndaj planeve të Edi Ramës për të shkatërruar zonat e mbrojtura mjedisore për të vetmin qëllim, pasurimin e tij dhe një grushti oligarkësh rreth tij. Duhet përballje me këtë qeveri banditësh.

EMISIONET