Malltezi: Fajësi pa prova nuk mund të ketë! Do ta ndjekim çështjen e Berishës dhe Jamarbërit deri në...
Argita Berisha Malltezi bëri një paralajmërim, teksa foli për dosjen “Partizani” dhe për akuzat e ngritura ndaj babait të saj Sali Berisha dhe bashkëshortit Jamarbër Malltezi.
Argita Berisha Malltezi tha se nëse GJKKO do të dënojë bashkëshortin dhe babain e saj, çështjen do ta ndjekë në çdo hap të gjyqësorit, deri në Strasburg.
“Ne kemi kundërshtuar dhe do të kundërshtojmë në rrugë gjyqësore çdo akt të drejtësisë, ndërkohë që jam para medias për të bërë një betejë tjetër, atë mediatike dhe të shpjegimit të kësaj çështje te shqiptarët. Thash që në fillim, se nuk ka dekoratë më të bukur se kjo për Berishën”, u shpreh ajo.
E pyetur nëse do ta pranojnë vendimin e Gjykatës së Posaçme, Argita Berisha Malltezi deklaroi se kjo gjë nuk do të ndodhë.
“Sigurisht që jo, nuk mund të pranosh fajësi kur nuk ka prova. Do të vazhdojmë të gjitha hapat që ka gjyqësori. Pa diskutim, do shkojmë edhe në Strasburg”, theksoi ajo.