“Lufta” për drejtimin e Tiranës/ Teliti: Bashkia ka dy kryetarë, Veliajn dhe Ramën

“Lufta” për drejtimin e Tiranës/ Teliti: Bashkia ka dy

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti tha sot se zyrtarisht dhe jozyrtarisht, Bashkia e Tiranës drejtohet nga dy kryebashkiakë, nga Erion Veliaj dhe nga kryeministri Edi Rama. Teliti tha se Rama ka marrë kompetenca që nuk i takojnë.

Në një dalje televizive, Teliti u shpreh se bashkia është në një situatë absurde, pasi edhe vetë anëtarët nuk dinë kush është në zyrë të kryetarit.

Teliti tha se kjo është një luftë e brendshme e Partisë Socialiste. Teliti shtoi se kohët e fundit kanë qenë të mbushura me skandale të ndryshme dhe zullume të medha përtej imagjinatës.

“Rama mori kompetencat de facto të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Erion Veliaj po zgjohet tashmë dhe po e ka kuptuar se nga i ka ardhur kjo problematikë. E ka kuptuar që lufta e brendshme i ka ngrënë kokën politike dhe vitet e jetës, po ngre zërin kurndër një luftë të fortësh, lufte politike brenda PS, që është treguesi më i qartë i modelit qeverisës ku drejtohet Tirana e Shqipëria. Sot kemi 2 kryetarë Bashkie, Ramën e Veliajn në qeli, dy nënkryetarë bashkie, një amulli që se kishim parë e dëgjuar.

Këshilli bashkiak nuk mblidhet, zero informacion, mazhoranca bën uzurpimin me dhunën e kartonit dhe se bën mbledhjen e këshillit bashkiak. Kryetari de facto apo ai de jure, jemi në një situatë absurde, edhe ne këshilltarët s’dimë të themi kush është në zyrë të kryetarit, kujt do t’i drejtohemi ne. Në mëngjes flasim për integrim evropian, dhe në drekë e darkë flasim ndryshe.

Ka një luftë të brendshme që s’është lufta e opozitës. Lufta jonë është ta bëjmë Tiranën të jetueshme, me ajër të pastër, me infrastrukturën e duhur, me shkolla e çerdhe.  Fatkeqësi për Tiranën, po diskutohen kush të mbajë çelësat e bashkisë, po zihen brenda grupit. Na kanë parë sytë dhe veshët skandale më të ndryshme, por të dublohen brenda 1 institucioni dhe një grupi politik, do të thotë që zullumet e tyre janë aq të mëdha sa imagjinata jonë s’arrin dot t’i imagjinojë e kuantifikojë”,-tha Teliti.

EMISIONET