Logu: Berisha nuk do të pranojë gjykim të shkurtuar, mund ta kthejë procesin në një show politik
Në “Drejt” nga Luan Rama, Besart Logu avokat tha se Berisha do të preferojë gjykim normal dhe jo gjykim të shkurtuar, sepse i duhet të pranojë aktet e sjella nga prokuroria.
Logu: Për hir të vërtetës Berisha ka qenë shtylla kryesore dhe dielli ku kanë lëvizur të gjithë figura te tjera politike. Momenti procedurial që ndodhet Berisha, pra kemi komunikimin nga SPAK të akuzën dhe tashmë çështja do të kalojë në gjykatë.
Besoj se Berisha do të preferojë gjykim normal dhe jo gjykim të shkurtuar, sepse i duhet të pranojë aktet e sjella nga prokuroria. Duke qenë se Berisha ka mbajtur një retorikë kundër SPAK-ut, çmoj se nuk do të gjykohet me provat e SPAK-ut. Ai do të tentojë që ta kthejë në një spektakël politik.