Llatja kërkon votën në Elbasan për të përmbyllur projektet e nisura
Kandidati i PS-së për bashkinë Elbasan, Gledian Llatja, ka vijuar takimet me banorët duke prezantuar projektet për katër vjeçarin e ardhshëm nëse ai vazhdon të jetë kryebashkiak.
"Po vazhdojmë me projektin e automotoparkut dhe të rrugës që na rregullon një pjesë të madhe të problematikave, by-passi i Elbasanit është një projekt konkret. Pjesa e korridorit 8 po punohet me ritme të shpejta dhe ndaj na duhet një mbështetje e fortë për të mvazhduar punët e mira, për të mbyllur këto projekte që kemi nisur. Për të vazhduar me argjinaturat e Shkumbinit, Lotin e tretë dhe të katër të shëtitores buzë lumit Shkumbin.I dimë problemet me mrëmvbajtjen e rrugëve, një pjesë e madhe e rrugëve që janë të paasfaltura dhe në qytet dhe në fshat ne i bëjmë me ndërmarrjen tonë të punëve publike. Kërkojmë të bëjmë një ndërmarrje të ndarë në dy pjesë të barabarta, zona e Shpatit të ketë të vetën dhe Shkumbini i Sipërm të ketë të veten.