LISTAT ZYRTARE TË PD-SË/ Surpriza dhe zhgënjime, ja emrat e opozitës që do tentojnë rrotacionin politik më 11 maj
Janë publikuar listat e plota të PD për kandidatët për deputetë të PD në 12 qarqe të vendit.
Në një mbledhje të zhvilluar pasditen e sotme, kryesia e PD ka propozuar emrat që do të përfaqësojnë opozitën në Parlament, duke përfshirë edhe kandidatët nga partitë aleate, si Partia e Lirisë, Partia Republikane, PAA, PBDNJ dhe PDIU.
Surpriza ka pasur në Elbasan, ku deputeti Dashnor Sula është lënë jashtë listës.
Në Elbasan përveç Sulës jashtë kanë ngelur edhe Flurura Açka, Lefter Gështenja, Zheni Gjergji e Qani Xhafa.
Jashtë listës së Tiranës kanë ngelur emra si: Petrit Doda, Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi.
Përzgjedhja e kandidatëve ka pasur një rëndësi të veçantë, pasi këto lista përbëjnë përfaqësimin e PD në nivel kombëtar dhe janë përgatitur pas konsultimeve të shumta me strukturat lokale dhe aleatët e partisë.
PD ka shprehur bindjen se këto lista do të sjellin një përfaqësim dinjitoz për qytetarët e Shqipërisë, duke u angazhuar për një fushatë të drejtë dhe të ndershme për të siguruar një fitore të madhe në zgjedhjet e 11 majit.
1- Qarku Tiranë
Sali Berisha
Flamur Noka
Edi Paloka
Albana Vokshi
Belind Këlliçi
Jozefina Topalli
Erisa Xhixho
Tedi Blushi
Mesila Doda
Klevis Balliu
Fatmir Mediu
Besart Xhaferri
(Agron Shehaj që ka ikur, Dashamir Shehi që ka ikur, Lulzim Basha që ka ikur, Oriela Nebiaj, Oriola Pampuri që ka ikur, Petrit Doda, Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi)
2- Qarku Durrës
Oerd Bylykbashi
Gent Strazimiri
Manjola Luku
Artan Luku (Kandidat nga PAA)
Igli Cara
(Andia Ulliri, Ferdinant Xhaferraj, Agron Duka, Merita Bakiu)
3- Qarku Fier
Gazment Bardhi
Luan Baçi
Eduart Sharka
Saimir Korreshi
Brunilda Haxhiaj
(Enkeljd Alibeaj që ka ikur, Eralda Bano, Ilda Dhori, Nustret Avdulla)
4- Qarku Korçë
Ivi Kaso
Bledion Nallbati
Ledina Alolli
(Edmond Spaho, Sorina Koti, Andrea Mano, Selaudin Jakupllari)
5- Qarku Elbasan
Tomor Alizoti
Edmond Haxhinasto
Klodiana Çapja
Blendi Himçi
Aurel Bylykbashi
(Dashnor Sula, Flurura Açka, Lefter Gështenja, Zheni Gjergji, Qani Xhafa, Gazment Bardhi - Që është në Fier)
6- Qarku Shkodër
Luçiano Boçi
Greta Bardeli
Ramadan Likaj
Kliti Hoti
(Emilja Koliqi, Helidon Bushati që u tërhoq, Ludovik Hasani)
7- Qarku Lezhë
Agron Gjekmarkaj
Elda Hoti
(Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj)
8- Qarku Vlorë
Bukar Leskaj
Atird Hoxha
Ina Zhupa
Vangjel Dule
(Arbi Agalliu që ka ikur, Gëzim Ademaj)
9- Qarku Dibër
Xhelal Mziu
Denisa Vata
(Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi që është zhvendos në Tiranë,
10- Qarku Kukës
Flamur Hoxhaj
(Isuf Çelaj)
11 - Qarku Gjirokastër
Tritan Shehu
12 - Qarku Berat
Enno Bozdo
Zija Ismaili
(Kasem Mahmutaj, Tomorr Alizoti)
SAKTËSIM: Në kllapa janë deputetët aktual që kanë mbetur jashtë listës së hapur.