Listat e kandidatëve, beteja PD-PS/ Andoni: Deputeti Sula mendoi për karrierën e tij politike

Analisti, Ben Andoni në një intervistë në Ora Neës analizoi listat e kandidatëve të PD dhe PS për zgjedhjet e 11 majit.

Andoni: Pjesa e parimeve mungonte sidomos tek pjesa e PD.

Më duket se më shumë tek PD ka qenë në kokë moduli që kishte Berisha sesa ajo e cila pritej nga njerëzit që do të thoshte produkti i primareve plus me pjesën e të themi listës së mbyllur e cila dihej se do ishin njerëzit e konjektuar të Berishës.

Por pjesa tjetër të përfaqësonte respektin për të gjithë strukturën demokratike të organizimit të PD.

Në fakt nuk rezultoi ashtu. Zhgënjimi më i madh ishte në qarkun e Tiranës në mos gaboj për ish kryetarin e PD së Kavajës i cili kishte dalë njeriu më i rankuar në pjesën e primareve.

Pastaj për zotin Sula pastaj për individë të tjerë të cilët e kuptuan dhe nuk pranuan të futeshin tek pjesa e listës së hapur duke kalkuluar shumë mirë mundësitë për vazhdimin.

Ndërsa tek PS të paktën forma ishte më e mirë sepse ata ndryshe nga këto ‘tam tamet’ e mëdha të PD për primaret që dolën një fals shumë i madh ata kanë mbajtur atë pjesën e forumit që  kanë ‘deputeti që duam’ dhe të paktën arritën që për një rifreskim shumë të madh të partisë së tyre, kuptohet se edhe aty ka një problem që ju e dini shumë mirë.

PS gjendet tani përballë të themi syrit të ciklonit që është përplasja me SPAK dhe Ramës i erdhi mundësia më e madhe për të skarcituar një pjesë të madhe të njerëzve ose për të lënë individët e vjetër të PS.

Duket se zhgënjimi ka qenë shumë o madh sidomos tek PD.

EMISIONET