Inceneratori i Elbasanit, Apeli i GJKKO: Lefter Koka dënohet me 10 vite burg, Alqi Bllako ...

Gjykata e Posaçme e Apelit shpall vendimin për inceneratorin e Elbasanit, ku ihs-ministri Mjedisit Lefter Koka është dënuar me 10 vite burg me gjykim të shkurtuar, duke u konvertuar në 6 vite e 8 muaj izolim.

Ndërsa ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako, është dënuar me 4 vite burg me gjykim të shkurtuar, me 2 vjet e 8 muaj burg.

Apeli i shpalli dy ish-zyrtarët e lartë fajtorë dhe për shpërdorim detyre, vepër për të cilën nga shkalla e parë kishin marrë pafajësinë.

Në shkallën e parë Koka ishte dënuar me 5.8 vite me gjykim të shkurtuar, kurse Apeli vendosi 6 vite e 8 muaj heqje lirie.

Kurse Bllako në shkallën e parë ishte shpallur i pafajshëm, kurse apeli vendosi 2,8 vite burg, me gjykim te shkurtuar.

Për të akuzuarit e tjerë nuk ka ndryshime.

Klodian Zoto - 10 vite burg, gjykim i shkurtuar   6.8

Mirel Mërtiti -10 vite, gjykim i shkurtuar 6.8

Stela Gugallja- 7 vite, gjykim i shkurtuar 4.8

Pëllumb Abeshi- 4 vjet, gjykim i shkurtuar 2.8

Bardhyl Cabiri- 2 vite

Jonida Zeqo- 4 vite, gjykim i shkurtuar 2.8

Serafin Papa- 1.4 burg

EMISIONET