Kuçana: Nuk pranoj që të më fyhet inteligjenca që Erion Veliaj të shkojë në burg për bizhutë apo bikinit e Ajola Xoxës

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, dhe e deleguara në Qarkun e Durrësit, Ilirjana Kuçana e ftuar në emisionin “Epiqendër” në “Ora News”, komentoi arrestimin në zyrën e tij të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj një ditë më parë.

Teksa përshëndeti aktivistët të cilët nuk e fshehën gëzimin e tyre për këtë arrestim të shumëpritur, Kuçana përshëndeti edhe qëndresën e televizionit “Ora News” në përballjen e saj me pushtetin e Erion Veliajt.

““Ora News” është përballur në një betejë të gjatë dhe të gjithë e mbajnë mend vitin 2020 dhe sulmin që iu bë nga Erion Veliaj sepse nuk e kishte nën kontroll.

“Ora News” nuk u shit e as nuk u ble dhe sot qëndron me dinjitet si të gjithë ata që kjanë vendosur të bëjnë median e vërtetë dhe të jetë pushteti i katërt i vërtetë.

PD-ja e ka denoncuar dhe falë presionit të madh të opozitës ka ndodhur ajo që ka ndodhur.

Unë nuk pranoj që të më fyhet inteligjenca dhe që Erion Veliaj të shkojë në burg për bizhutë apo bikinit e Ajola Xoxës.

Kuçana: Nuk pranoj që të më fyhet inteligjenca që

Sepse ai duhet të hetohet për “5D”në dhe jo për 1 milionë euro, pr për 130 milionë eurot e incineratorit”, tha Ilirjana Kuçana.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTE "EPIQENDER" TE MODERATORES SONILA MUSAI KUSHTUAR ARRESTIMIT TE ERION VELIAJT

EMISIONET