Kryesia e Partisë së Lirisë voton Artimis Pecan si Sekretar për Organizimin dhe Tedi Blushin si...

Kryesia e Partisë së Lirisë voton Artimis Pecan si Sekretar

Kryesia politike e Partisë së Lirisë, në kuadër të nisjes së vitit elektoral dhe sesionit të ri parlamentar u mblodh sonte për të miratuar hapat e fuqizimit të mëtejshëm të aksionit të saj opozitar në Kuvend me nisma konkrete ligjore, në këshillat bashkiakë për garantimin e llogaridhënies e transparencës, si dhe në terren me takime derë më derë nga Veriu në Jug të Shqipërisë me qëllim përshpejtimin e rrëzimit të Narkoshtetit dhe vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve madhore për 4 milion shqiptarë plus.

Sipas njoftimit për mediat, Kryesia politike e Partisë së Lirisë gjatë mbledhjes u miratua ngritja e menjëhershme e grupit të posaçëm të punës për realizimin e transparencës së plotë të financave të PL.

Tedi Blushi u zgjodh kryetar i grupit të këshilltarëve të PL në bashkinë e Tiranës. Në kuadër të zgjerimit, hapjes dhe fuqizimit të mëtejshëm të organizimit të PL, me votim unanim u zgjodh Artimis Peca si sekretar për organizimin.

Kryesia e Partisë së Lirisë voton Artimis Pecan si Sekretar
Artimis Peca - Sekretari Organizativ i PL.

EMISIONET