Kryemadhi në Fier: T'i rikthejmë fuqinë e autoritetin qarkut më të pasur në vend

Kryemadhi në Fier: T'i rikthejmë fuqinë e autoritetin qarkut

Monika Kryemadhi ishte sot në një takim me shtabin elektoral të koalicionit "Bashkë Fitojmë" në Fier ku prezantoi kandidatin për kryetar Evdar Kodheli.

"Sot me shtabin elektoral të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Kryetar të Bashkisë së Fierit, Evdar Kodheli.

Qarku i Fierit është qarku më i pasur në Shqipëri, jo vetëm për sa i përket burimeve natyrore, por edhe për sa i përket kapaciteteve njerëzore, ndaj Fierit duhet t’i rikthehet fuqia, autoriteti dhe pushteti në dorën e qytetarëve të tij.

Fieri sot meriton një shans të ri. Tani është momenti juaj, për t’i dhënë vetes, familjes, fëmijëve e qytetit tuaj, një Kryetar Bashkie që i nënshtrohet vullnetit tuaj dhe jo interesave klienteliste të qeverisë.

14 Maji do të jetë dita e fitores së qytetarëve fierakë, do të jetë dita e fitores së Ndryshimit të Madh.
Bashkë Fitojmë" shkroi Kryemadhi.

EMISIONET