KQZ ndryshon mendje për Bushatin, i jep leje ambasadorit të Shqipërisë të marrë pjesë në inaugurimin e Trump
Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, ndalohet të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit Donald Trump më 20 janar, pasi Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme nuk e njoftoi KQZ në kohë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka vlerësuar këtë si shkelje të afatit 5 ditor të parashikuar nga Kodi Zgjedhor, por në një njoftim të mëvonshëm KQZ thotë se është rikonsideruar dhe Bushatit i është dhënë drita jeshile për të marrë pjesë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka ndaluar ambasadorit të Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushatit të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit Donald Trump të hënën e datës 20 janar.
Ka qenë sistemi i KQZ që i ka ndaluar pjesëmarrjen Bushatit në këtë ngjarje që do të jetë ndër më të rëndësishmet e vitit 2025.
Shkak ndalimin e pjesëmarrjes është bërë njoftimi me vonesë në KQZ nga ana e Ministrisë së Europës dhe Punët e Jashtme të pjesëmarrjes së Bushatit në inaugurim.
Kodi zgjedhor parashikon se prej datës 11 janar të gjithaaktivitetet duhet të njoftohen të paktën 5 ditë para në KQZ, dhe në rast të shkeljes së këtij afati aktiviteti ose pjesëmarrja në të e zyrtarëve shtetëror ndalohet.
Në formularin e plotësuar nga Ministria shihet që Bushati ka qenë i ftuar të marrë pjesë në inaugurim në Kapitol Hill në orën 18:00 me folës kryesor Presidentin Donald Trump, por KQZ thotë se kjo veprimtari është e ndaluar për shkak se është në shkelje të afatit 5 ditor gjate regjistrimit.
Por më një njoftim të mëvonshëm gjatë së shtunës KQZ ka njoftuar se Ndërfaqja e raportimeve të veprimtarive publike e ndalon automatikisht një veprimtari e cila raportohet në më pak se 5 ditë përpara datës së zhvillimit të saj.
Kështu ka ndodhur me rastin e raportimit të disa veprimtarive të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Me vendim të Komisionerit, konsideruar rrethanën justifikuese të mos respektimit të afatit 5 ditor, veprimtaria është lejuar, ccka do të thotë se KQZ I ka dhënë dritën jeshile Bushatit të marr pjesë në inagurimin e Donald Trump.
Prej datës 11 janar KQZ ka ndaluar 23 veprimtari ose pjesëmarrjen në këto ngjarje të zyrtarëve shtetëror.