Korreshi: Rama u kujtua pas 12 vitesh që paska korrupsion. Rezoluta, tentativë anti-kushtetuese e PS-së për të zëvendësuar SPAK-un

Ish-deputeti demokrat Saimir Korreshi në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” kundërshtoi nismën e socialistëve për ngritjen e një komisioni parlamentar që do të hetojë korrupsionin në Shqipëri, për sa kohë ka institucione të ngritura posaçërisht për këtë fenomen.

“Nga kjo rezolutë apo ngritja e një komisioni të tillë për të qenë më transparent. Në këtë shtet nuk bën më asnjë lloj çudie. Kemi parë që është grisur Kushtetuta dhe nëse arrin t’i kapë të gjithë institucionet, pasi  duket se i ka dalë jashtë kontrollit prokuroria dhe u kujtua pas 12 viteve që paska korrupsion në vend se deri dje nuk e pranonte.

Sot jo vetëm që ka korrupsion, por çdo qelizë e shtetit është e korruptuar. Kemi kaq kohë që ne akoma denoncojmë dhe ka kaq kohë që po arrestohen me dhjetëra drejtorë, ministra e ish-ministra, por mendoj se SPKA duhet të shkojë cik më lart deri te Bashkia e Tiranës dhe tek Kryeministri, si personat përgjegjës për keqadministrimin e parave të shqiptarëve, ose të vjedhura ndoshta nga ata, pasi është drejtësia që vendos në fund.

Ne kemi detyrën të denoncojmë. Dhe kjo është një tentativë për t’ia marrë në kthesë SPAK-ut”, u shpreh ndër të tjera ligjvënësi demokrat Saimir Korreshi.

EMISIONET