Komiteti Politik Europian në 16 maj, Liderët europianë mblidhen në Tiranë 5 ditë pas zgjedhjeve parlamentare

Komiteti politik europian do të mbahet në Tiranë në datë 16 maj.

Ky samit do të mbledhë liderët e europës dhe Ballkanit ndërsa më herët, data e këtij takimi solli reagimin e disa partive politike me pretendimin se do të ndikonte tek zgjedhjet e pranverës.

Liderët europianë dhe të Ballkanit do të mblidhen në Tiranë në datë 16 maj, për takimin e Komitetit politik europian.

Ky takim i nivelit të lartë vjen vetëm 5 ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, por data shkaktoi jo pak polemika nga palët politike.

Më herët u diskutua mundësia e mbajtjes së këtij samiti në datën 9 maj, ç’ka për opozitën do të ndikonte tek gara e pranverës në favor të mazhorancës prandaj dhe i propozuan presidentit të republikës datën 4 maj për ditën e votimeve.

Por kjo datë nuk u miratua. Ishte kërkesa e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe Partisë Socialiste ç’ka bëri që kreu i shtetit të zgjidhte datën 11 maj.

Këtë vit, Komiteti politik europian u mbajt në Britaninë e Madhe ndërsa në fokus të diskutimeve ishte emigracioni i paligjshëm dhe sigurimi e demokracisë.

Shqipëria u përfaqësua nga Kryeministri Edi Rama, i cili u prit nga kreu i pasazgjedhur i Britanisë gjatë asaj kohe Kier Starmer.

EMISIONET