Komisioni Antikorrupsion, Sula: I destinuar që të dështojë, edhe ndërkombëtarët e dinë që është tallje
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula në një intervistë në Ora News u shpreh se komisioni antikorrupsion është një tallje dhe është i destinuar që të dështojë.
Sula: Shyqyr që u ktheu Zoti menndjen për drejtim të mirë.
Është e tmerrshme që për dy vite që kemi një vendim të gjykatës Kushtetuese që kanë kaluar dy vite që duhej të implementohej në kodin zgjedhor vota e emigrantëve dhe unë shpesh herë e kam thënë që edhe kur u ngrit ai komisioni për reformën zgjedhore duhet ti fillosh nga gjërat të cilat ke dakordësi dhe pastaj të vazhdosh pak nga pak me ato të cilat janë në padakortësi.
Por siç i bën politika shqiptare në tërësi dhe në veçanti mazhoranca që i lë në minutën e fundit për ti bërë këto gjëra dhe bën presionin sepse është në kushte favorizuese që i ka marrë disa gjëra që nuk i takojnë, i ka marrë në mënyrë të padrejtë.
Kjo është për tu tallur. Po bëhesh 12 vite, çfarë të pengoi ty që të luftosh korrupsionin në këto 12 vite?
Korrupsioni është bërë mullar.
Ky komision është i destinuar që të dështojë.
Nuk merr pjesë opozita sepse mënyra se si është bërë ky komsionin në mënyrë të njëanshme.
Të garantoj që edhe ndërkombëtarët nuk e duan.
Jo nuk e duan, por nuk është serioze. Është tallje, këtë e kuptojnë mirë.
Nuk është problemi që nuk ka ligje, problemi është vullneti politik. Vullnet politik edhe mos vidh.