“Koha na dha të drejtë” Opinioni i Venecias për mandatin e Xhakës, deputetja e PS: Nuk mund të bëhet pjesë e diskursit
Deputetja e PS-së, Klotilda Bushka, në një deklaratë për media, ka lexuar opinionin e Komisionit të Venecias për pajtueshmërinë e mandatit të Olta Xhaçkës.
Ajo tha se nga ana e Partisë Socialiste, çështja është trajtuar bazuar në argumente juridike dhe qëndrime që ngrihen mbi parime kushtetuese dhe jo mbi interesa politike.
Ndër të tjera shtoi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese apo Opinionet e Venecias nuk mund të bëhen pjesë e diskursit politik.
“Është e qartë në fakt se i gjithë procesi, përtej retorikës politike, përfshirë opinionin e Venecias, pati një karakter tërësisht teknik dhe u trajtua nga ne bazuar në argumente juridike dhe qëndrime që ngrihen mbi parime kushtetuese dhe jo mbi interesa politike.
Ne besojmë se një vendim gjykate, aq më tepër një opinion i një komisioni prestigjioz sic është ai i Venecias nuk mund të bëhet pjesë e diskursit politik, pasi çështjet juridike nuk mund të zgjidhen me mjete politike. Dhe koha na dha të drejtë”, tha Bushka.
Ndër të tjera, deputetja socialiste tha se “Kuvendi e njeh detyrueshmërinë e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka patur dhe nuk ka për qëllim të mos i zbatojë ato. Por këto vendime, duhet të jenë të tilla, që Kuvendi brenda kompetencave kushtetuese të jetë në gjendje ti zbatojë ato”.
Bushka tha gjithashtu se “Gjykata Kushtetuese në rolin e vetë ka interpretimin e Kushtetutës dhe jo të krijimit të normave të reja kushtetuese”.
Bushka:Kërkesa për opinion u parashtruan me 5 pyetje specifike dhe konkretisht në mënyrë të përmbledhur. Bazuar në përfundimet e komisionit të Venecias, është e qartë se pikëpyetjet në lidhje me votimin për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese kanë qenë të drejta dhe bazuar tërësisht në argumente kushtetuese dhe ligjore.
Ato lidhen me integritetin e autonomisë parlamentare, të drejtën e pakicës parlamentare që t’i drejtohet direk Gjykatës Kushtetuese në rastet e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit, rolet Kushtetuese të Gjykatës dhe Kuvendit bazuar në ligj dhe Kushtetutë.
Është e qartë në fakt se i gjithë procesi, përtej retorikës politike, përfshirë opinionin e Venecias, pati një karakter tërësisht teknik dhe u trajtua nga ne bazuar në argumente juridike dhe qëndrime që ngrihen mbi parime kushtetuese dhe jo mbi interesa politike.
Ne besojmë se një vendim gjykate, aq më tepër një opinion i një komisioni prestigjioz sic është ai i Venecias nuk mund të bëhet pjesë e diskursit politik, pasi çështjet juridike nuk mund të zgjidhen me mjete politike. Dhe koha na dha të drejtë.
Çmoj të theksoj se ashtu siç e nënvizon Komisioni i Venecias, dhe siç e kemi shprehur disa herë, Kuvendi e njeh detyrueshmërinë e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka patur dhe nuk ka për qëllim të mos i zbatojë ato. Por këto vendime, duhet të jenë të tilla, që Kuvendi brenda kompetencave kushtetuese të jetë në gjendje ti zbatojë ato.
Është gjithashtu e qartë edhe nga opinioni i Komisionit të Venecias se Kuvendi e dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese vetëm kur vlerëson se deputeti përdor pasuri publike apo përfiton prej saj, ashtu siç u çmua kur morën në shqyrtim për herë të parë mocionet e opozitës për rastin në fjalë, se e drejta e 1/5 së deputetëve për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese nëse nuk bie dakord me vendimin e Kuvendit, është e sanksionuar në Kushtetutë dhe në ligj dhe lejimi i ushtrimit të kësaj të drejte është i mbrojtur sipas parimeve ndërkombëtare.
Kujtoj këtu, se kërkesa 1/5 së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për rastin e deputetes Olta Xhaçka edhe pse u mor në shqyrtim dhe u krye një proces kushtetues disa orësh në gjykatë, nuk u pranua dhe nuk u zgjidh në themel nëse ishte apo nuk ishte në kushtet e papajtueshmërisë me argumentin se kërkesa duhej të shkonte në Kuvend.
Gjykata Kushtetuese në rolin e vetë ka interpretimin e Kushtetutës dhe jo të krijimit të normave të reja kushtetuese.
Si gjithmonë edhe këtë herë ky proces me komisionin e Venecias u kërkua me qëllim qartësimin e zgjidhjeve të duhura kur ekzistojnë paqartësi juridike. Thënë këto, nuk ka patur asnjë krizë kushtetuese për një situatë që kërkonte zgjedhje kushtetuese dhe angazhim domethënës për sqarimin aspekteve të rëndësishme, respektimin e shtetit të së drejtës, autonomisë parlamentare, sigurisë juridike dhe ruajtjes së balancave në demokraci.