“Klubi i Parlamentarëve të rinj”, Gonzato: Shoqëria civile të forcojë rolin e saj! Nikolla: Garantojmë mekanizma ligjore

Europarlamentarët dhe përfaqësuesi i Brukselit në Tiranë kërkojnë më shumë përfshirje të të rinjve në jetën politike. Në aktivitetin “Klubi i Parlamentarëve të rinj” ambasadori i BE-së për Shqipërinë inkurajuan dhe shoqëritë civile që të angazhohen më shumë!

Hapësira dhe përfshirja e të rinjve  në politike dhe jetën sociale te vendit ishte në fokus të diskutimeve të  “Klubit të parlamentarëve të rinj” të mbajtur në Tiranë!

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato kishte dhe një mesazh për përfaqësuesit e shoqërisë civile në vendin tonë.

“Klubi i Parlamentarëve të rinj”, Gonzato: Shoqëria

“Më vjen mirë që kjo promovohet nga Parlamenti Europian, por edhe nga Komisioni Europian, si edhe nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal. Këto lloj aktivitetesh që sjellin bashkë persona nga fusha të ndryshme, tregon që vetë parlamentet janë më të hapura për Shoqërinë Civile, dhe kështu kemi në fakt një qeverisje më gjithëpërfshirëse, më transparente dhe më efikase, që të gjitha vendimmarrjet të jenë të mirë informuara nga kontribute të ndryshme të shoqërisë, duke sjellë kështu demokraci më të shëndetshme”, theksoi Gonzato.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla theksoi se parlamenti do të garantojë mekanizmat e duhura në mënyrë që të rinjtë të përfshihen më shumë në jetën politike.

“Klubi i Parlamentarëve të rinj”, Gonzato: Shoqëria

“Tema e këtij takimi është domethënëse, pasi ngushtimi i hendekëve, kapërcimi i barrierave dhe tejkalimi i mosmarrëveshjeve tradicionale, që karakterizon marrëdhëniet në Ballkan, është imperativ i kohës. Ky imperativ duhet të jetë një nga udhë-hartat për shtetet, popujt, kombet, institucionet, klasat politike shoqërinë civile, median dhe të gjithë aktorët shtetërorë dhe jo shtetërorë, politikë dhe jopolitikë, kombëtar dhe rajonal, fetar në rajon. Ne në Shqipëri dhe në Kuvend ia kemi arritur të shmangim të ashtuquajturin fenomen të gerontokracisë dhe ta bëjmë rininë një pjesëmarrëse aktive, të denjë dhe një faktor ndryshimi në partitë politike, institucionet politike, parlament dhe qeverisjen vendore. Por rinia do të bëhet një forcë kontribuese dhe një faktor ndryshimi jo vetëm nëpërmjet investimit politik dhe pjesëmarrjes politike, por edhe nëpërmjet rritjes së aksesit në ekonomi, në tregun e punës dhe teknologji. Konektiviteti, transformimi digjital dhe zhvillimi i teknologjive moderne të informacionit janë disa korsi dhe oportunitete të rëndësishme, nëpër të cilat rinia shqiptare po afirmohet si një forcë ndryshimi dhe promotor i integrimit evropian”, tha Nikolla.

Të njëjtën linjë mbajti dhe deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho.

“Klubi i Parlamentarëve të rinj”, Gonzato: Shoqëria

“Do dëshiroja që këto dy ditë t’i shfrytëzojmë për të ndërvepruar me njëri-tjetrin, për të parë çfarë na ndan e çfarë na bashkon, për të mësuar nga përvojat e njëri-tjetrit e për të krijuar modele të suksesshme. Për shkak të historisë, jemi shumë afër me njëri-tjetrin dhe kjo do të na ndihmojë të kuptojmë shumë shpejt se ku duam të arrijmë dhe sa shpejt. Një rajon politikisht i trazuar, Ballkani është njëkohësisht edhe rajoni me popullsinë më të re në Europë. Ndaj le ta shndërrojmë bashkëpunimin tonë në një model të një politike të re që ngre ura bashkëpunimi dhe u jep të rinjve shansin për të treguar çfarë dinë të bëjnë”, u shpreh Xhixho.

“Klubi i Parlamentarëve të rinj”, Gonzato: Shoqëria

Takimi u zhvillua në kuadër të projektit të Bashkimit Evropian “Bridging the Gap” që synon të nxisë gjithëpërfshirjen në jetën politike, sociale dhe ekonomike të vendeve evropiane.

“Klubi i Parlamentarëve të rinj”, Gonzato: Shoqëria

Ky aktivitet do të vazhdojë veprimtarinë e tij edhe ditën e nesërme, ku do të zhvillojë një sesion tjetër diskutimesh.

EMISIONET