Kërcënimet e Putinit ndaj NATO-s/ Mediu: Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e vet kombëtare
Në një intervistë për Ora News, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu u shpreh se Shqipëria ka avantazhin që është pjesë e NATIO-s, por duhet që të garantojë sigurinë e vet kombëtar.
Ai shtoi se Putini e tha se kur do të veprojë me në vend anëtar të NATO-s nuk do të veprojë sipas Artikullit 5 me konsensus, por pa u marrë vendimi.
Mediu: Mendoj se Shqipëria ka avantazhin që është pjesë e NATO-s, por duhet sipas Artikullit 3 të garantojë sigurinë e vet kombëtare. Fjala e Putinit ishte një kërcënim real që tha se kush dërgon nga trupa në Ukrainë atëherë do të veprojë. Putini ka qenë real në të gjitha kërcënimet e veta.
Nuk i marrin deklarimet e Putin si propagandë. Putini e tha se kur do të veprojë me në vend anëtar të NATO-s nuk do të veprojë sipas Artikullit 5 me konsensus, por pa u marrë vendimi. Ky është një kërcënim që duhet të zgjodhe çdo vend për të siguruar mbrojtjen kombëtare.