Këmbanë alarmi! Vasili: Shpopullimi, ulja e lindshmërisë dhe rritja e moshës së tretë po fundos gradualisht vendin

Këmbanë alarmi! Vasili: Shpopullimi, ulja e lindshmërisë dhe

Nënkryetari i PL Petrit Vasili deklaroi se popullsia e vendit po asgjesohet nga disa sahanlëpirës, ndërsa zvogëlimi i rritjes së popullsisë në tre muajt e parë të 2023 po fundos gradualisht dhe pa kthim vendin.

"Popullsia e Shqiperise po asgjesohet ndersa ca sahanlepires bejne avokatine e Rames!
Treguesit e rritjes se popullsise jane katastrofike ne çdo pikpamje.

Ulja drastike lindjeve me 17% vetem tremujorin e pare te 2023 dhe ulja per pasoje e popullsise eshte treguesi me kritik dhe kembana me e forte e alarmit per te sotmen dhe te ardhmen e vendit.

Zvoglimi i rritjes popullsise, rritja e pandalshme e shpopullimit dhe rritja shume e peshes se moshes se trete po shkakton fundosjen graduale dhe pa kthim te vendit.
Skema e pensioneve eshte ne nje rrezik shume te madh sepse raporti te punesuar perfitues vetem perkeqesohet dita dites.

Ky moment do te kerkonte nga qeveria zgjidhje te forta te mirmenduara dhe afatgjata.
Por nje qeveri, qe vetem vjedh, qe vetem shkaterron cdo element optimizmi, qe nuk ofron asnje siguri juridike,sociale,publike dhe ekonomike, qe shkaterron zgjedhjet e lira dhe cdo element te demokracise i shtyn natyrshem qytetaret qe te mendojne vetem per mbijetesen e tyre dhe bisnesi te mos guxoje te investoje

Kjo qeveri nuk kursen parate vetem per ca avokate palaço qe shetisin neper banaqet mediatike per te shprazur cdo lloj genjeshtre te pacipe vetem te justifikojne tagjine qe ju hedh Rama.

Avoketet te degraduar te Rames keto jane faktet shkaterrimtare, ndaj qepni gojen sepse eshte fati i Shqiperise ne loje dhe jo supa juaj e qelbur," deklaroi Vasili.

EMISIONET