Këlliçi: 6 mln dollarë të qytetarëve kanë shkuar për incineratorë fantazmë e qoka drejtorësh
I ftuar në Ora News, anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi u shpreh se nuk mundet SPAK që të presë nëse po sjell PD-ja dosje dhe të veprojë.
Këlliçi: Nuk mundet SPAK që të presë nëse po sjell PD-ja dosje dhe të veprojë. Duhet të kishte një tjetër qasje sepse ne po e ndihmojmë. Do të duhej që SPAK të bënte punën që po bëjmë ne, edhe sepse kemi burime të limituara. Këtë detyrë ka SPAK-u.
Kam bërë një denoncim të pabesueshëm. Para një viti kishte një debat të fortë që janë hequr fonde nga buxheti i bashkisë për të paguar detyrime të papaguara për inceneratorin e Tiranës. paratë po shkojnë për shërbime për inceneratorin fantazmë dhe drejtorët e bashkisë. Bashkia e Kamzës prodhon rreth 39 mijë ton mbetje në vit, dhe për 4 vite mbetjet janë depozituar në Sharrë pa pagesë, por sikur janë nga Kombinati. Taulant Tushe më pas që sot është në qeli, i çon një letër zyrtare inceneratorit dhe bashkia e Kamzës që të mos kalojë limiti. Tek Tusha vjen përgjigja se nuk e konfirmojmë dot pagesë, sepse duhet një konfirmim nga persona më lartë në bashki, pra Erion Veliaj.