Karabina: Korrupsioni, shkak i vonesave në punimet e Unazës së Madhe
Zëdhënësja e grupimit euroatlantik të PD, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediet, ka denoncuar korrupsionin, sipas saj, në Unazën e Madhe të Tiranës që është bërë shkaktar i vonesës për përfundimin e punimeve.
Ajo shprehet se ky projekt është kthyer në një dëm të dyfishtë për qytetarët, si nga ana financiare por edhe nga trafiku dhe mbingarkesa në qarkullim.
Sipas Karabinës, në 6 vite qeveria ka bërë rreth 300 metra rrugë në vit, ndërsa shifrat me të cilat ndërtohet ky segment rrugor janë deri 9 herë më të larta se sa ato të Bashkimit Europian.
Zëdhënësja gjithashtu shprehet se e gjitha kjo vjen si pasojë e korrupsionit në ARRSH dhe ministrisë të drejtuar nga Belinda Balluku, ndërsa inkurajon drejtësinë të veprojë për zbardhjen e këtyre aferave.