"Ç'ka ndodhur vjet në Bashkinë Tiranë, e padëgjuar më parë"/ Këlliçi: Tirana e mbushur me plehra, vidhet në mënyrë permanente...
I ftuar mbrëmjen e sotme, në studion e lajmeve në "Ora News", ishte drejtuesi politik i qarkut Tiranë i PD, Belind Këlliçi.
I pyetur se cila është përgjegjësia e tij duke marrë parasysh sesa denoncime ka bërë përsa i përket aferave të ndryshme siç ai e ka cilësuar, brenda bashkisë së Tiranës, Belindi u shpreh:
"Kjo është një përgjegjësi shumë e madhe dhe sigurisht kjo është një nga arsyet që kontributi im dhe aksioni im politik në qytetin e Tiranës vijon të jetë i pandërprerë. Unë drejtues politik në Tiranë jam caktuar 6-7 muaj më parë, por aksioni im politik ka qenë në intensifikim e sipër. Ky nuk është aksioni im personal, që janë strukturat e PD, koordinatori i PD për Tiranën, krerët e PD, deputet të PD, figurat e PD që kontribojnë edhe në protestën që bëhet përditë por edhe grupi i ekspertëve në Partinë Demokratike që harton të gjitha denoncimet që unë kam bërë.
Nuk është një punë personale. Mund të jem unë imazhi që udhëheq aksionin, por është një ingranazh i tërë njerëzish që punon për të vijuar denoncimin me fakte dhe prova të aferave në Bashkinë Tiranë.
Ajo çfarë ka ndodhur vjet në Bashkinë Tiranë ka qenë e padëgjuar më parë. Gjatë periudhës së fushatës unë kam marr qindra denoncime për afera korruptive në Bashkinë Tiranë. Duke qenë se kam qenë në fushatë dhe e kam pasur së bashku me stafin të pamundur të shihja të verifikoja dhe të shihja dokumentat, pas zgjedhjeve kemi parë fije për pe të gjitha denoncimet që kanë ardhur, i kemi hulumtuar, i kemi zhvilluar, i kemi çuar në SPAK dhe vijojmë betejën tonë.
Të gjitha kanë rezultuar të vërteta. Sot, që ne flasim kreu i Bashkisë Tiranë është në hetim pasuror, në hetim nga SPAKU, jo vetëm për aferën e inceneratorit të Tiranës, që është që 4 vite më herët e kallëzuar, por dhe unë në vitin e fundit kam depozituar mbi 1200 faqe dokumenta, prova, komunikime, të dhëna bankare etj, në SPAK për këtë çështje por mbi të gjitha ajo ç'ka derdhi pikën e gotës ka qenë"5D", një aferë që unë nuk e kam besuar.
Afera e 5 drejtorëve në Bashki që kishin hapur një kompani dhe trajtohej Bashkia e Tiranës si një kompani private. Ajo vijon të na shfaqë më shumë episode dhe kapituj të ri të korrupsionit në Bashkinë Tiranë.
Në realitet Tirana është e mbushur me plehra, një qytet i pajetueshëm, që vidhet në mënyrë permanente"