"Investime në zonat rurale", Bejko në Tufinë: Ndërtojmë tregun ushqimor

Roland Bejko premtoi nga Tufina se nëse zgjidhet kryetar i Bashkisë Tiranë zonat rurale të kryeqytetit do të jenë prioritet i tij. Ai u zotua për ulje taksash dhe mbështetje të nënave kryefamiljare.

Në takim me banorët e Tufinës, Roland Bejko, që kërkon të drejtojë Bashkinë e Tiranës premton investime në zonat rurale.

Në Tufinë tha ai do të ndërtohet një treg ushqimor ku do prioritet do të jetë prodhimi vendas.

Nënat kryefamiljare do jenë në vëmendje të pushtetit vendor tha Bejko teksa u zotua për ulje të taksave me 50%.

Në Tufinë teksa prezantoi programin e tij, Bejko dëgjoi edhe shqetësimet e banorëve të cilët kërkuan që investimet mos të përqëndrohen vetëm në qendër por të shtrihen edhe në periferi të kryeqytetit.

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET