“Inteligjenca artificiale, risi”/ Rama: Në mandatin e 4-t, prokurime me 90 % të procesit pa njeriun! Synojmë të prodhojmë letrat me vlerë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”. Rama tha se frontin e revolucionit digjital në rajon, sot pothuajse e mbulon gjuha shqipe.

Ai foli për shërbimet online, si një metodë e re qeverisjeje, e cila ndodhet më pranë qytetarëve. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se shërbimet onlinë janë një “bekim” për vende si Shqipëria, për të kapur kohën e humbur.

“Më vjen mirë që frontin e revolucionit digjital në rajonin tonë, pothuajse e mbulon gjuha shqipe. Sa herë që vjen fjala, për të diskutuar mbi këtë temë, unë  besoj se është e udhës të ndaj me ju se menjëherë më kujtohet periudha e pandemisë dhe duke menduar për atë periudhë dhe përpiqem të marrë me mend se çfarë do mund të kishte bërë Shqipëria nëse nuk do ishim në nivelin e përparimit digjital ku na gjeti ajo goditje globale.

Shqipëria, që në morëm përsipër të udhëheqim, ishte faktikisht te pjesa digjitale  në belbëzime dhe hapat e para. Momenti i pandemisë bëri atë që u kthye në një përqafim të plotë të të gjithë bashkësisë shqiptare brenda dhe jashtë vendit me teknologjinë dhe me qeverinë, në kuptimin e qeverisjes  së shërbimeve përmes e-albania.

Janë 3.2 milionë përdorues, që ndërveprojmë sistematikisht me e-albania, janë një shifër shumë kuptimplotë. Ky është dhe bekimi ynë, i vendeve në zhvillim, si vendet e rajonit tonë, jo vetëm për të kapur progresin dhe për të përparuar dhe me shpejtësi më të madhe dhe për të revolucionarizuar të gjithë sistemin e qeverisë së shërbimeve,  u duhen të bëjnë kthesa dhe çmontime të konsiderueshme. Ky është një bekim i madh për të kapur kohën e humbur”, tha Rama.

MANDATI I KATËRT

Kryeministri Edi Rama në konferencën rajonale ku u diskutua revolucioni digjital si fuqi e re e mirëqeverisjes tha se inteligjenca artificiale është tashmë një risi.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se vendi tashmë është në një fazë të re, dhe me një ritëm më të shpejtë pune, sidomos lidhur me procesin e anëtarësimit në BE.

Kryeministri theksoi se janë fokusuar te një tjetër fazë të re të luftës kundër korrupsionit, duke nënvizuar se gjithashtu po punohet për të realizuar prokurimet publike në mandatin e katërt thuasje 90 % të procesit pa njeriut, për shkak të zhvillimit të inteligjencës artificiale.

“Sot jemi në një fazë tjetër dhe diskutojmë për gjëra të tjera. Do të ishim në një situatë ndryshe nëse kur u goditem nga pikëpamja kibernetike nga një prej fuqive më të mëdha dhe më malinje që ka në botën e sotme, Iranit, rezistuam.

Dhe pikërisht se kemi vendosur një bazë të tillë po hedhim hapat e parë të një faze të re të revolucionit. Në shumë aspekte rruga tradicionale do të ishte shumë herë më e vështirë dhe më e gjatë për të arritur objektivat dhe më pas ballafaqohemi me ëndrrën tonë të anëtarësimit të BE ne na jem edhe më shumë kurajë.

Sot e tha drejtorja e AKSH-it që është edhe udhëheqësja e jetës së përditshme në këtë proces që ne po bëjmë procesin e integrimit në BE në fazën e negociatave për anëtarësim falë edhe një instrumenti të ri të papërdorur më parë që është një model i ndërtuar prej nesh enkas i inteligjencës artificiale. Ky model të jep mundësinë të realizojmë më shpejt të gjithë procesin, të realizojmë përkthimin në kohë rekord por edhe të kemi analiza të këtyre teksteve.

Nuk bëhet fjalë për disa qindra, por për disa mijëra dhe ritmi i punës sonë dhe i kapaciteteve tona legjislative ishte rreth 60 cope pjesë në vit, dhe po të keni parasysh këtu bëhet fjalë për 4 mijë dhe imagjinoni se sa i gjatë do të ishte procesi.

Tjetra që po bëjmë dhe që lidhet me një fazë të re të luftës kundër korrupsionit, për të realizuar prokurimet publike. Tani jemi në një fazë të re të prokurimeve publike dhe pavarësisht se çfarë thuhet në aspektin e prokurimeve publike ne nuk kemi asnjë piketë të ndërmjet dhe jemi në vendin e parë në rajon”, tha Rama.

LETRAT ME VLERË

Gjatë fjalës së tij, ai tha se ambicia e qeverisë është që në të ardhmen e afërt në vendin tonë të prodhohen letrat me vlerë. Për këtë, ai shtoi se pritet të firmoset një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Për ta mbyllur me një produkt tjetër që do na lehtësojë shumë në aspektin e gjurmimit të të gjithë mallrave që hyjnë në Shqipëri, akcizës, jemi duke përgatitur dhe besoj që do ta firmosim në avët e ardhshme një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara për të transformuar tërësisht shtypshkronjën e letrave me vlerë.

Ambicia jonë është që të prodhojmë paratë në vend, të prodhojmë të gjitha llojet e letrave me vlerë përfshirë edhe të gjithë çfarë ka në botën dixhitale sa i përket identifikimit përmes telefonit dhe jo më përmes një karte ID duke arritur që në këtë sistem, të kemi një qeverisje që në 2030 të ketë një nivel shumë më të lartë sa i përket standarteve të respektit për ligjin dhe për qytetarin dhe nga ana tjetër të respektit për vendin tonë në arenën ndërkombëtare”, tha Rama.

EMISIONET