"Integrimi i BP në Bashkimin Europian në krye të prioriteteve", Gonzato: Shqipëria ka një mundësi historike përpara

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ishte i pranishëm në takimin e nivelit të lartë  me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit.

Gjatë fjalës së tij në takim, Gonzato tha se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet në krye të prioriteteve të tyre. Ndër të tjera ai tha se Shqipëria ka një mundësi historike për të përfunduar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. 

Gonzato: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE do të mbetet në krye të prioriteteve të Bashkimit Europian. Shqipëria ka një mundësi historike përpara. Perspektiva për tu bërë pjesë është reale. Dy muaj më parë çelëm grup kapitujt. Institucionet shqiptare duhet të japin rezultat në shtyllat kryesore për anëtarësim në Bashkimin Europian. Pas një viti shpenzuar me autoritet shqiptare, PE ka përcaktuar se cilat janë reformat që duhen arritur. Fokusi kryesor i Shqipërisë të zbatojë këto angazhime. Ky nuk është një proces që mund tplotësohen disa kuti.

EMISIONET