Indrit Sefa: PD pro votimit elektronik, i shërben demokracisë

Sot u mor një vendim për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje në 3 bashki të mëdha.

Përfaqësuesi ligjor i PD Indrit Sefa në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj tha se PD e përkrah implementimin e "teknologjisë për votim elektronik në të gjithë territorin e republikës së Shqipërisë".

Sipas tij kjo i "shërben dhe demokracisë dhe një procesi zgjedhor të pakontestuar".

Indrit Sefa: Ne jemi pro implementimit të teknologjisë për votim elektronik në të gjithë territorin e republikës së Shqipërisë. Ka rezultuar e shpejtë dhe ka shmangur mundësitë për abuzime. Do të mbajmë një qëndrim pozitiv. Mendojmë që kjo i shërben dhe demokracisë dhe një procesi zgjedhor të pakontestuar.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET