Indrit Hoxha: Data e protestave pa kthim deri në krijimin e një qeverie teknike

Sekretari i Diasporës në PD, Indrit Hoxha ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend ku Berisha paralajmëroi protesta nga ana e opozitës.

Hoxha u shpreh se data e protestave do jetë pa kthim deri në krijimin e një qeveri teknike.

‘’Ajo datë do të jetë një datë pa kthim.

Ditën që do vendoset data nuk do të ketë më kthim mbrapa deri në krijimin e qeverisë teknike. Dhe normalish jemi drejt diskutimi të datave.

Por edhe kushtet duhet të jenë të favorshme kur njerëzit të thërriten.

Duhet përvec strukturave të PD, përvec grupit parlamentar të PD, padiskutim duhet edhe një ftesë e hapur.

Duhen edhe takime me forca të tjera politike’’, tha ndër të tjera Hoxha.

 

EMISIONET