Inceneratori që nuk ekziston/ Dherat, Veliaj dhe Dritan Prençi
Një aferë korruptive, rreth një miliardë euro me projeksion dhe përllogaritje ekspertësh që fillonte me një kontratë koncesionare prej 300 milionë eurosh për ndërtimin e një inceneratori, ku u paguan gati 60-70 milionë euro nga shteti shqiptar dhe vazhdojnë të paguhen ende nëpërmjet Bashkisë Tiranës për një incinerator që nuk ekziston dhe nuk u ndërtua kurrë.
Një kontratë skandaloze koncesionare, një aferë e pastër që vit pas viti tregoi se dy instrumenta afër qeverisë si Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto fshiheshin pas kompanisë “Integrated Energy” në Holandë, tashmë e quajtur “Geogenix”. Kjo është pjesa e parë, inceneratori.
Ka filluar një hetim, një hetim që zgjat e zgjat, male me dokumenta të çuara nga opozita, nga politika, nga mediat dhe prokurori Dritan Prençi, që çuditërisht jo vetëm po ecën ngadalë, por ende nuk kemi dëgjuar të thotë se ka marrë në hetim Erion Veliajn, të ketë ngritur akuzë ndaj këtij të fundit.
Pra, me Dritan Prençin, zërat që qarkullojnë në këtë qytet gjithmonë janë vlerësuar si thashetheme, por duke parë mosveprimet e këtij të fundit dhe mosmarrjen ende të Erion Veliajt nën akuzë për inceneratorin e Tiranës, dyshimet thellohen. Askush nuk mund të vërë “dorën në zjarr”.
Nga ana tjetër janë dherat… Dherat janë një aferë qindra miliona euro që ka prekur biznesin, që ka prekur qytetarët e Tiranës, është një kontratë me firmën e drejtorëve të bashkisë, me vulën e Bashkisë për të cilën ka qenë në dijeni edhe Erion Veliaj, dhe pikërisht kjo kontratë, veprimet dhe mosveprimet e kryebashkiakut të Tiranës, dokumenti miratues firmosur prej Veliajt, marrëdhëniet e tij, sjellja si pronar faktik i inceneratorit, duhej ta kishin çuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës, zotin Erion Veliaj përballë akuzës në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës, por Dritan Prençi ende nuk e ka bërë këtë veprim.
Duke bërë edhe më të besueshme zërat se ai mund të jetë takuar në një ambient në periferi të Tiranës shumë muaj më parë me Erion Veliajn, apo se kontrollohet nga një biznesmen nga më të mëdhenjtë në vend i cili ndërhyn për llogari të kryebashkiakut të Tiranës dhe prokurori e zgjat dosjen ngadalë e ngadalë derisa Altin Dumanit t’i mbarojë mandati si kreu i SPAK dhe të ketë një vullnet më të zbutur të institucionit përballë drejtësisë dhe korrupsionit.
Erion Veliaj, mund të hetohet për pasurinë dhe SPAK mund të zbulojë ashtu siç ka mundur të gjejë dhjetra e dhjetra fakte, shpenzime, para të pajustifikuara etj…
Por, firma mbi një kontratë koncesionare, drejtorët që firmosin dherat, kryebashkaku që miraton në parim pa mbledhur këshillin bashkiak, aktivitetet e tjera, vendosja e instalacioneve nga bashkëshortja e tij Ajola Xoxa të inceneratori i Tiranës që nuk ekziston, janë fakte dhe prova që Dritan Prençi nuk i mbyll dot, nuk i mbulon dot, thjesht dhe vetëm do të zgjasë agoninë e kryetarit të Bashikisë së Tiranës që nga një fund i dhimbshëm të ketë një dhimbje pa fund. /Marre nga CNA.al