Inaugurimi i bazës së NATO-s/ Dogjani: Arrogancë, nuk kishte lënë as karrige për deputetët e opozitës
Në një postim në rrjetet sociale, deputeti Asllan Dogjani u shpreh se deputetët e opozitës duhet të ishin të pranishëm në inaugurimit të bazës ajrore ushtarake te NATO-s.
Ai shton se pavarësisht se ishim dhe të ftuar u detyruan të largoheshin, se nuk kishte asnjë protokoll, nuk u vlerësuan, pasi nuk kishte karrige për ta.
Dogjani: E pa precedent sjellja arrogante e mazhorncës ndaj deputetëve të opozitës! Ne, deputetët e opozitës, anëtarë të Komisionit të Sigurisë kombëtare në respekt të Kushtetutës, dhe detyrimit si vend anëtar i NATO-S ishim sot në Kuçovë me rastin e inaugurimit të bazës ajrore ushtarake te NATO-s.
Pavarësisht se ishim dhe të ftuar u detyruam të largoheshim, se nuk kishte asnjë protokoll, nuk u vlerësuam. Ne qëndruam 5 minuta në respekt të himnit kombëtar e atij të NATO-s dhe u larguam! Arroganca e kësaj qeverie kishte arritur deri aty, sa nuk kishte lënë as karrige për deputetët e opozitës.