Sulmi ndaj Berishës, Meta: Atentat mafioz i Ramës, protestën paqësore donte ta kthente në manifestim dhune me viktima

Në një dalje për mediat nga selia e Partisë së Lirisë, kreu i kësaj force politike Ilir Meta akuzoi kryeministrin Rama si ideatori dhe ekzekutuesi i sulmit fizik ndaj kreut të PD-së Berisha.

Meta falenderoi këtë të fundit për menaxhimin e mirë që i bëri situatës, duke i pamundësuar Ramës,  siç tha ai, realizimin e qëllimit që kishte.

Meta: Shpreh falenderim të veçantë për liderin e PD, Sali Berisha për atë menaxhim të shkëlqyer që i bëri atentatit mafioz të orkestruar, porositur dhe ekzekutuar nga Edvin Kristaq Rama, që kishte vetëm një qëllim: Të devijonte një protestë paqësore në një manifestim dhune me viktima.

Meta falenderoi dhe qytetarët që dolën në protestë.

Meta: Sfidoi kushtet absurde të shtetrrethimit, të gjithë pengesat dhe përpjekjet mafioze të shtetit patronazhist dhe policisë së Edi Ramës për të frikësuar qytetarët që të shprehin angazhimin dhe përkushtimin e tyre për vlerat më të mira europiane në një ditë të rëndësishme si samiti i BE që e kemi përshëndetur dhe përshëndesim.

EMISIONET