Sulmi ndaj Berishës, Gjokutaj: Rama skenaristi dhe regjisori i ngjarjes
Avokati Genc Gjokutaj në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj foli rreth ngjarjes së ndodhur në protestën e 6 dhjetorit ku lideri historik i PD u godit nga një 32 vjeçar.
Sipas Gjokutajt e gjitha ishte një skenar dhe sipas tij pas kësaj ngjarje qëndron Rama.
Genc Gjokutaj: Rama është skenaristi dhe regjisori i kësaj ngjarje. Është një makineri e tërë propangandistike që para protestës paralajmëronte dhunë përgjakje dhe kjo është komentuar gjerë e gjatë. U vendos një perimetër sigurie i respektuar rigorozisht. Program për të implikuar opozitën në skena dhune nuk po ecte. E para personi ka një nxitim. Ka një vërtetim mjekësor të tjerë përpara se të gjendeshin iniciale e ka nxjerrë e njëjta media që Klodian Rasha e ka quajtur të armatosur. E njëjta media akuzon Berishën për hakerat Iranian. Të shtojmë këtu në policinë e shtetit që i referohet një vërtetimi mjekësor që nuk ka vlerë juridike. Agresori ka goditur në momentin që ka qenë i bindur se skenari i tij do të realizohej.
Pse i intereson Ramës një ngjarje e tillë?
Genc Gjokutaj: Rama po të kishte mundësinë të bind njerëzit që nuk është Berisha në rrugën e duhur për ti udhëhequr nuk do të lobonte jashtë. Ai donte që të nxitej dhuna nga revoltimi i njerëzve dhe të krijoheshin akte dhune për ti thënë komunitetit ndërkombëtar se opozita është e dhunshme.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.