Sulmi i Berishës, Baçi: E neveritshme ajo që pamë sot, pasojë e gjuhës së dhunshme politike

Analisti, Agim Baçi, deklaron se sulmi ndaj Berishës sot ishte një ngjarje e neveritshme.

Në "Ora e Betit" në Rtv Ora, ai thotë se akti i sotëm është pasojë e gjuhës së dhunshme politike.

Agim Baçi: Dhuna është e neveritshme dhe duhet të distancohemi nga kushdo që e përkrah dhe inkurajon dhunën. Gjuha e dhunshme prodhon dhunë fizike. Është e neveritshme ajo që pamë sot, është një trishtim. Ajo pamje duhet të na bëjë të gjithë të ndihemi keq, një turp që kemi parë. Shfaqja e sotme e dhunës është pasojë e asaj dhune që është përhapur prej kohësh nga e folura, komunikimi, mënyra e parjes së tjetrit si armik që kërkon ta ekzekutosh dhe jo ta mundësh.

Goditja e sotme është pasojë, shkak është ajo që është përdorur për një kohë të gjatë nga gjuha politike. Mund të përsëritet. Kur i ndodhi Berishës sot që jo vetëm ruhet por në mes të një proteste, çfarë mund ti ndodhë një qytetari në mes të errësirës apo kudo që të jetë. Është alarm i madh për këdo që do ta shohë politikën jo si arenë e dhunës, por pjesë e debatit, ideve dhe mendimeve.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET