Hoxha takim me ambasadoren franceze: Bashkëpunim për çështjet e sigurisë dhe migracionit

Hoxha takim me ambasadoren franceze: Bashkëpunim për

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilloi sot bashkëbisedim me ambasadoren e Francës në Shqipëri, Catherine Suard ku ndanë pikëpamjet rreth rritjes e konsolidimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, sidomos sa i përket çështjeve të sigurisë, luftës kundër krimit të organizuar, si dhe proceseve integruese të vendit në familjen europiane.

Hoxha shprehu gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin me autoritetet franceze, si partnere, veçanërisht në çështjet e sigurisë dhe migracionit.

“Konstatuam me ambasadoren Suard, se kemi një bashkëpunim shumë të mirë midis dy ministrive dhe strukturave policore. Por lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar kërkon forcim të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh”, u shpreh Hoxha.

Hoxha falënderoi ambasadoren për vizitën dhe gatishmërinë për të punuar së bashku, në drejtim të thellimit e konsolidimit të marrëdhënieve.

EMISIONET