Hetimi për Shëndetësinë, Vokshi: Ka një muaj që PS, për të mbuluar korrupsionin po bllokon kërkesat për informacion
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshi në një konferencë për mediat u shpreh se anëtarët e mazhorancës tentuan të pengonin ditën e djeshme punën e komisionit.
Ajo shtoi se ka një muaj që deputetët e PS me urdhër të kryeministrit Edi Rama për të mbuluar korrupsionin e për të mos bërë transparencë, bllokojnë kërkesat për informacion.
“Koncesionet, abuzimet me to kanë sjellë pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarë e shqiptarë.
Mes dhjetëra bojkoteve, PS dje kishte përgatitur një tjetër plan bllokimi.
Që dje hodhi planin 3 javor, pa pasur asnjë justifikim për të bojkotuar mbledhjen.
Më pas rrëzuan kërkesat për informacion, të cilat janë hapi i parë për hetimin parlamentar.
Ka një muaj që PS, deputetët e saj, me urdhër të Edi Ramës, për të mos bërë transparencë, për të mbuluar korrupsionin, për të mos dalë të emri i Ramës, Beqajt, Manastirliut, kanë vendosure që të bllokojnë kërkesat për informacion.
Refuzojnë që të pranojnë të kalojnë për miratim kërkesat.”, tha ajo.